Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj diele në fshatin Rrile në Lezhë. Referuar informacioneve paraprake, mësohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar. Drejtuesi i mjetit tip gof, është përpjekur të parakalojë një tjetër automjet në kushtet e shpejtësisë së lartë. Brenda pak sekondave drejtuesi i mjetit tip golf ka humbur totalisht kontrollin e automjetit duke i dalë para një tjetër makine. Nga përplasja e fortë automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka marrë disa lëndime dhe ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje për të bërë hetimin e plotë të rrethnave të aksidentit.