Top News – Papa Françesku, kritik i Trumpit / Takon zëvendëspresidentin amerikan mëngjesin e pashkës
20/04/2025 18:33

Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e të dielës në Vatikan me Zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, njoftoi Selia e Shenjtë. Vance, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat për emigrantët të administratës të presidentit Donald Trump, u takua me Françeskun në rezidencën e tij në Vatikan dhe uruan njëri-tjetrin për festën e Pashkëve, u tha në njoftimin e Vatikanit. “Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat, që zgjati disa minuta, dhe të dy shkëmbyen urimet për ditën e Pashkëve”, u tha në njoftim. Vance, i cili së bashku me familjen e tij po viziton Italinë këtë fundjavë, të shtunën u takua me zyrtarë të lartë të Vatikanit me të cilët zhvilloi takime formale. Papa, i cili po rikuperohet nga pneumonia, nuk mori pjesë në këto takime. Papa dhe zyrtarë të Vatikanit kanë kritikuar disa nga politikat e administratës Trump, përfshirë planet për të dëbuar miliona emigrantë nga SHBA-ja dhe shkurtimet e mëdha për ndihmat e huaja dhe për programet sociale brenda vendit. Françesku e ka cilësuar madje “të turpshme” qasjen e administratës trump ndaj emigracionit. Vance, i cili u bë katolik në 2019, ka cituar mësimet e Kishës Katolike, të epokës mesjetare, për të justifikuar këtë politikë. Papa i është përgjigjur konceptit teologjik që ka përdorur Vance për të mbrojtur këtë qasje, në një letër të hapur drejtuar ipeshkve katolikë amerikanë në shkurt, ku e quajti planin e Trumpit një “krizë të madhe” për Shtetet e Bashkuara.

Top News – Gaza bashkon fetë në Shqipëri. Deklarata për dhënien fund të luftës e lirimin e pengjeve
28/08 14:55
Top News – Rruga drejt anëtarësimit. Gjermania thekson mbështetjen e saj për Shqipërinë
28/08 14:16
Top News – Një tjetër gjyqtar te statuset e Ramës. Lista me magjistratët që do i dorëzohet Ulsi Manjës
28/08 14:15
Top Channel/ Zjarr në fshatin Brate, në rrezik Mali i Gjallicës
28/08 14:05
Top News- Shuhet në moshën 66-vjeçare Naun Shundi/ Aktori humb bejetën me sëmundjen e rëndë
28/08 13:56
Top Channel/ Berisha: Ditë e madhe në histori, personi që loboi për ‘non gratën’ time subjekt i RICO
28/08 13:47
Top Channel/ Certifikimi i zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ, Berisha: Farsë elektorale, nuk i njohim
28/08 13:26
Top News – 10 ditë nga nisja e mësimit. Dy të miturit në Pogradec ‘i vënë flakën’ shkollës
28/08 12:50
Top Channel/ 5600 metra ndërtim pa leje/ Policia e Durrësit tregon aksionet me disa arrestime
28/08 12:28
Top Channel/ Operator kombëtar për mbetjet/ Kryeministri Rama tregon ndryshimin që do ndodhë
28/08 12:15
Top Channel/ Rama shpall qeverinë më11 shtator/ Emrat e kabinetit të ri do të prezantohen në Asamble
28/08 12:13
Top Channel/ Shpallen rezultatet e zgjedhjeve/ Komisioni Rregullator certifikon mandatet e 11 majit
28/08 12:09
Top Channel/ ‘Sistemi digjital i mjedisit gati’,Kumbaro: Tregon kush dëmton mjedisin në kohë reale
28/08 12:09
Top Channel/ “Ndalni luftën, lironi pengjet”/Thirrja e krerëve fetarë shqiptarë kundër shpërnguljes
28/08 12:03
Top Channel/ ‘Një mal shumë i madh për tu kapërcyer’, Rama: Mjedisi pjesa më e vështirë, krenarë…
28/08 12:02
Top Channel/‘Akte nënligjorë për tu përafruar me BE’, Rama:Trajtimi i mbetjeve përgjegjësi kombëtare
28/08 11:43
Top Channel/ “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin”, Rama: Bashkitë s’do jenë…
28/08 11:42
Top News – I akuzuar për për tritolvënie. I arrestuari në Durrës, person me rrezikshmëri të lartë
28/08 11:23
Top News – Shefi ndërtoi resort pa leje. Ish kreu i IMT Durrës, tre vite në paligjshmëri
28/08 11:20
Top News – Emrat e kabinetit ‘Rama 4’. Kryeministri zbulon ekipin qeverisës më 11 shtator
28/08 11:11