Top News – Pankina e Gjermanisë/ Loew, ende nuk e ka të sigurt
20/11/2020 12:35

E ardhmja e Joachim Loew në stolin e Gjermanisë mund të vihet sërish në dyshim nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit në një takim të radhës mes tyre. Sipas të përditshmes ‘Bild’, në qeverinë e futbollit gjerman ka një përcarje në opinione pas zgjedhjes së bërë për të konfirmuar për momentin qëndrimin e Loeë në stolin e 4 herë kampionëve të botës pas humbjes poshtëruese 6-0 ndaj Spanjës. Ndërkaq, në një sondazh të kryer nga ‘Kicker’, 90% e personave që morën pjesë ishin për shkarkimin e Joachim Loeë nga drejtimi i përfaqësueses gjermane. Por ka dy faktorë që e ndihmojnë Loeë që të mbajë postin e tij në drejtimin e Gjermanisë. Faktori i parë është mungesa e një trajneri të nivelit të lartë për të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës gjermane. Jurgen Klopp dhe Hansi Flick, kandidaturat më të përmendura, janë në kontratë me klubet e tyre respektive, Liverpool dhe Bayern, ndërsa Rangnick që është i lirë, nuk bind plotësisht drejtuesit e Federatës gjermane te Futbollit. Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loeë është fakti që Gjermania në mbi 100 vjet histori ka pasur 10 trajnerë dhe cdo ndryshim është bërë pas dështimeve të bujshme të ndodhura në kampionate botërore apo evropiane. Megjithatë pavarësisht këtyre faktorëve, askush te bordi drejtues i Federatës nuk e garanton qëndrimin e Joachim Loeë në drejtimin e Gjermanisë

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36