Top News – Pandemia globale/ Evropa kapërcen 20 milionë rastet
08/12/2020 18:57

Zyrtarët e shëndetësisë kanë regjistruar më shumë se 20 milionë raste të koronavirusit në evropë, sipas shifrave të AFP që bazohet tek burimet zyrtare. Evropa është rajoni më i prekur nga virusi që u shfaq në kontinent në fillim të vitit. Thuajse 40 për qind e rasteve të reja të konfirmuara shtatë ditët e shkuara në të gjithë botën, ishin në evropë, por shkalla e infektimit duket se po stabilizohet me një rënie prej 2 për qindësh të rasteve krahasuar me një javë më parë. Pas evropës, SHBA dhe Kanadaja kanë 15.4 milionë raste dhe amerika latine 13.6 milionë. Deri më sot, ka 67 milionë raste të konfirmuara në të gjithë botën që kur pandemia nisi në fund të 2019. Në shtetet e bashkuara të amerikës, shifrat po rriten me ritmet më të shpejta të para deri më tani ndërkohë që vendi po i afrohet 15 milionë infektimeve në total. Në pesë ditët e shkuara SHBA ka shtuar 1 milionë infektime të reja në bilancin total, duke e cuar atë në 14.9 milionë. SHBA po ashtu raportoi 15658 viktima në shtatë ditët e fundit cka e bën këtë javën më vdekjeprurëse që nga prilli. Ndërkohë në evropë, gjermania ka raportuar një rritje rekord të rasteve të koronavirusit për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të raportuara të martën gjermania ka mesatarisht 147.2 infektime për 100 mijë banorë gjatë këtyre shtatë ditëve të shkuara. Kancelarja merkel ka thënë se vendi duhet të vijojë me masat anti pandemi ndërsa ministri gjerman i shëndetësisë, jens spahn, tha se një izolim më strikt mund të bëhet i nevojshëm nëse trajektorja nuk përmbyset. Italia ndërkohë raportoi të martën 14842 raste të reja koronavirusi dhe 634 viktima, duke e cuar totalin e këtyre të fundit që nga fillimi i pandemisë në 61 240.

Top News – Not në Tiber brenda pesë vitesh / Roma ‘kopjon’ Parisin, kryebashkiaku bën premtimin
11/09 14:53
Top News – Polonia ‘i tregon dhëmbët’ Rusisë / Pas provokimit me dronë, Varshava e bashkuar
11/09 14:52
Top News – Raketa që mund të godasin Kinën / SHBA e Japonia ‘hapin zjarr’, stërvitje të përbashkëta
11/09 14:51
Top News – Aleati i Trumpit qëllohet në tubim / Një snajper i vetëm, policia në kërkim të autorit
11/09 12:37
Top Channel/ Vetëm 31 vjeç, kush ishte Charlie Kirk: Mbështetës i flaktë i Trump dhe i studentëve!
11/09 12:30
Top News – Dronët rusë në qiejt e Polonisë…Shqetësim për aviacionin civil të gjithë Evropës
11/09 12:29
Top News – Kryeqendra e trafikut të kokainës/ Belgjika kërkon ndihmën e SHBA në luftën kundër drogës
11/09 12:24
Top Channel/ Netanyahu “i mori jetën” pengjeve, kryeministri i Katarit: “Tani, s`ka më shpresë”!
11/09 12:19
Top Channel/ BE do të pezullojë pagesat për Izraelin? Von der Leyen: Sanksione ministrave izraelitë!
11/09 12:18
Top News – Prova të reja për jetën në Mars…NASA sjell dëshmitë, ja çfarë zbuloi Perseverance
11/09 12:14
Top News – Bombardimi i Katarit nga Izraeli…Teston kufijtë e aleancës mes Trump dhe Netanyahut
11/09 12:11
Top News – Polonia mbyll qiellin në kufirin lindor / Kufizon trafikun ajror pas sulmit me dronë rusë
11/09 12:06
Top News – Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB / Dronët rusë në Poloni, lëshohet alarmi
11/09 12:05
Top Channel/ Polonisë “nuk i del frika”: Kërkon OKB-në, kufizon fluturimet në kufi me Bjellorusinë!
11/09 11:58
Top Channel/ “Eliminimi” i aleatit të Trump, autori në arrati: “E majta radikale po nxit dhunën”!
11/09 11:33
Top News- Tanket izraelite drejt bastionit të fundit të Hamas, banorët refuzojnë evakuimin
11/09 10:09
Top Channel/ Zemërimi arrin kulmin në Nepal, ministri zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit
11/09 09:37
Top Channel/ Vr*tet me armë aleati i Trump, reagon presidenti: Charlie Kirk një mik i dashur
10/09 23:20
Top Channel/ Shenja jete në mars? Nasa siguron molekula me origjinë biologjike
10/09 22:34
Top News – DASH godet sërish në Ballkan. Lidhje me krimin, dy zyrtarë malazez shpallen non grata
10/09 22:26