Top Channel/ Shenja jete në mars? Nasa siguron molekula me origjinë biologjike
10/09/2025 22:34

Kërkimi për një jetë jashtëtokësore ka hyrë në një fazë të re premtuese. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature”, roboti i dërguar nga NASA në Mars ka zbuluar molekula karboni dhe minerale që në Tokë lidhen shpesh me mjedise mikrobike. Zbulimi është bërë në Kraterin Jezero, një zonë që dikur besohet të ketë qenë liqen. Mostrat e mbledhura përmbajnë substanca si vivianiti, mineral që në Tokë ndodhet në mjedise ku ka ose ka pasur jetë mikroskopike. Shkencëtarët nuk thonë ende që kemi gjetur jetë dhe janë të kujdesshëm në deklarata, por po flasin për “bio-shenja të mundshme”. Në fjalë të tjera: këto janë gjurmë që mund të kenë origjinë biologjike. Një nga pjesët më interesante të zbulimit është se këto struktura përmbajnë karbon të kombinuar me minerale, një kombinim që në Tokë është tipik për vendet ku kanë jetuar mikrobe. Shkencëtarët kanë identifikuar edhe formacione të çuditshme që i quajtën “fara lulekuqeje” dhe “njolla leopardi”, për shkak të formës që kanë nën mikroskop. Për herë të parë, kemi një kombinim të molekulave dhe mineraleve në Mars që nuk përjashton jetën si shpjegim. A është kjo prova që nuk jemi vetëm në univers? Jo ende. Por është një hap i rëndësishëm drejt përgjigjes që njerëzimi ka kërkuar për shekuj.

Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00
Top Channel/ Kërcënimi i Trump, BE vendim urgjent, nxjerr 100 milionë fuçi nafte nga rezervat
02/10 19:57
Top News-Kroacia i tregon ‘muskujt’ Serbisë: Kemi një përgjigje për raketat supersonike të Beogradit
02/10 18:30
Top News – Rihap strehimet e Luftës së Ftohtë / Polonia në alarm, Rusia intensifikon sulmet
02/10 15:28
Top News – Do thajë katër liqene akullnajore / Frikë nga tragjedia e radhës, Nepali merr masa
02/10 15:27
Top News – Gjermania krijon një regjiment dronësh / Do të ketë 600 ushtarë, njësi e specializuar
02/10 15:26
Top News – Inflacioni në Eurozonë ngrihet në qiell / Niveli më i lartë në tre vjet, 3.8% në shtator
02/10 15:23
Top News- Treg i përbashkët mes 9 shteteve/ Brukseli propozim të ri për vendet kandidate të BE
02/10 15:13
Top News – Putin fillon të hedhë në erë urat / Trafiku në Kiev në kaos, sulme të egra me dronë
02/10 15:05
Top News – Avionët luftarakë që do sulmojnë Kinën / Vijnë F16-at, Tajvani përgatitet për luftë
02/10 14:08
Top News – Aston Martin, ‘kthesë financiare’ / Makina elektrike nuk vjen brenda kësaj dekade
02/10 13:34
Top News – Ariu i hidhet përpara makinës / Pamjet nga kamera e automjetit, ndahen nga policia
02/10 13:33
Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10 13:32
Top News – BQE nën presion. Inflacioni në Eurozonë rritet mbi pritshmëritë
02/10 13:04
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53