Shqipëria vijon të ketë pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas rritjes së saj në 50 mijë lekë bruto. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, paga minimale në vend është 517 euro në muaj, niveli më i ulët mes vendeve europiane që kanë një pagë minimale kombëtare. Sipas revistës monitro, të dhënat tregojnë se në Bashkimin Europian paga minimale varion nga 620 euro në Bullgari deri në 2 704 euro në Luksemburg. Edhe Bullgaria, që ka pagën më të ulët në BE, rezulton të jetë 103 euro mbi Shqipërinë.