Një 27 vjeçar ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë rrugore i cili e kishte ndaluar pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pas testit të alkoolit ka rezultuar sei riu drejtonte makinën në gjëndje të dehur. Sipas policisë së Tiranës shtetasi M.M me qëllim shmangien e masës administrative, bashkë me dokumentet i ka dhënë dhe monedhën 200 euro. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".