Top News – Ora ligjore, akrepat prapa/ Do të flemë një orë më pak, por dita zgjatet
26/03/2021 16:09

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn në fuqi ora ligjore. Kjo e fundit do të na grabisë një orë gjumë por do të na japë më shumë dritë në mbrëmje. Orari veror do të na shoqërojë deri më 31 tetorin e ardhshëm, kur akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore. Parlamenti evropian ndërkohë ka miratuar propozimin për abrogimin e ndryshimit stinor duke filluar nga 2021, por disa vende, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë. Abrogimi është kërkuar nga disa vende të BE, me Finlandën dhe Ploninë në rend të parë. Pozicioni gjeografik më i afërt me qarkun polar, veçanërisht i Finlandës, u dhuron sidoqoftë ditë vere më të gjata dhe një interval më të shkurtër errësire. Por ora ligjore është në anën tjetër me e favorshme për vendet mesdhetare. Sidoqoftë, zgjedhja përfundimtare do ti takojë shteteve individuale, por me rekomandimin e harmonizimit sa më të madh të mundshëm të zgjedhjeve për të evituar një Evropë me orare të ngatërruara. Dhe zgjedhja duhet bërë deri në prill. Por ndryshimi i orës, nga ajo dimërore në atë verore, sjell edhe disa fenomene që mund të duken të çuditshme. E hëna që pason hyrjen në fuqi të orës ligjore, sjell një rritje të aksidenteve rrugore për shkak të nxitimit të atyre që kanë harruar ti përshtaten ndryshimit dhe e gjejnë veten të vonuar. Ndaj, qetësi dhe gjakftohtësi, si edhe vëmendje maksimale për rregullat rrugore.

Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Jakup Krasniqin, Specialja e dënon me 25 vite burg Jakup Krasniqin
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33
Top Channel/ “Behajdin Allaçin u arrestua pas një mosmarrëveshje me Thaçin”, Smith: Pas asaj dite…
16/09 11:27
Top Channel/ Specialja për Veselin: Mori pjesë personalisht në ndalimin e vrasjen e Behajdin Allaçit
16/09 11:26
Top Channel/ “Thaçi kontribuoi në zbatimin e planit kriminal të përbashkët”, Smith: mori pjesë në…
16/09 11:25
Top News – Raketa më të mëdha e më të lira / Lufta në Ukrainë rrit kërkesën në Evropë
16/09 11:25
Top News – Çmim rekord karburanti në Gjermani / Kancelari premton ndërhyrje me taksa dhe tarifa
16/09 11:23
Top Channel/ Specialja: Krerët kishin synim pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik
16/09 11:07
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së
16/09 11:06
Top Channel/ “UÇK arrestuan 385 të pa përfshire në luftë”, specialja: U torturuan 303 prej tyre
16/09 11:06
Top Channel/ Vendimi i Speciales, eksperti për REL: Precedent për drejtësinë ndërkombëtare!
16/09 10:58
Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09