Në super operacionin e trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, janë arrestuar edhe dy ishoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Agustin Deda dhe Hekuran Marku në kohën e kryerjes së veprave penale në vitin 2016 ishin me detyrën e prestarëve të grupit te shoqërimit të ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.