Një person u arrestua dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia, në vijim të operacionit të koduar Perimetri. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Policinë e Korçës, në bashkëpunim me njësitë kufitare i kishin nën vëzhgim këta persona, pas sinjalizimeve se kryenin kalim të paligjshëm të shtetasve të huaj me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.