Top News – OKB ngre alarmin për Afganistanin/ Bllokimi i fondeve mund të sjellë shembjen e shtetit
10/09/2021 18:00

E dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Deborah Lyons, tha se bllokimi i parave për Afganistanin, për t’i mbajtur ato larg duarve të talebanëve, kërcënon të shembë këtë vend dhe ekonominë e tij. Lyons i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se talebanëve duhet t’u ofrohet një mundësi. Grupi fondamentalist, që me vite ka luftuar forcat afgane të sigurisë dhe trupat ndërkombëtare, ka formuar Qeverinë e tij në Afganistan, më 7 shtator. Donatorët e huaj kanë siguruar më shumë se 75 për qind të buxhetit të Afganistanit, por ato pagesa janë ndalur kur talebanët kanë marrë kontrollin e vendit. “Ekonomia duhet të lejohet të marrë frymë edhe për disa muaj të tjerë, duke u dhënë talebanëve një shans për të demonstruar fleksibilitet dhe vullnet të mirëfilltë për t'i bërë gjërat ndryshe këtë herë”, tha Lyons. Talebanët kanë sunduar Afganistanin edhe në periudhën 1996-2001, duke zbatuar në mënyrë të ashpër dhe të rreptë Ligjin islamik të Sheriatit. Shumë nga vendet kryesore të botës presin të shohin nëse talibanët do të jenë më të moderuar kësaj here, ashtu siç kanë premtuar. Fuqitë perëndimore thonë se janë të gatshme të dërgojnë ndihma humanitare në Afganistan, por angazhimi më i gjerë ekonomik do të varet nga veprimet e talibanëve.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48