Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën. Kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota, tha ai, nuk është vetë virusi por mungesa e solidaritetit global dhe lidershipit global. Ne nuk mund ta mundim këtë pandemi me një botë të ndarë – tha ai. Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt.