Të gjithë nxënësit dhe mësuesit do të rikthehen të enjten në shkollë. Pas një pushimi 3 ditor, ministrja e arsimit Evis Kushi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se mësimi do të vijojë normalaisht duke filluar nga kjo e enjte. Duke qenë se temperaturat në vend patën një rritje këtë të mërkurë dhe mendohet se I ftohti polar që kishte përfshirë vendin po largohet, ministria e arsimit ka dalë në përfundimin që të rikthejë mësuesit e nxënësit në bankat e shkollave duke bërë që mësimi të vijojë normalisht.