Partia Socialiste propozon që votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme vendore të aplikohet në të gjithë Bashkinë e Tiranës. Qëndrimi u shpreh nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla në përfundim të Konferencës së Kryetarëve. Balla - Bashkia Tiranë do ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Por vendimmarrjet në KQZ janë vendimmarrje të përfaqësimit politik, ku njëra palë ka të drejtë të bllokojë palën tjetër. Por unë mendoj se dhënia fund e atij numërimi që zgjat me ditë me radhë, është e domosdoshme” Balla zbuloi edhe datën e zgjedhjeve të preferuar nga PS.