Top News – Nuk kanë të ndalur shkeljet në timon / Në pranga 14 shoferë, ndëshkohen 1343 të tjerë
12/09/2021 18:56

Policia rrugore ka vijuar kontollet në të gjithë vendin në qendrat urbane dhe rurale, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu policia bën të ditur se janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt. Në total në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara. Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi në drejtim të Tiranës dhe Morinës, ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik dhe asnjë shkelës nuk do të tolerohet.

Top Channel/ Tragjedia e elektricistit, familja pa mbështetje pasi humbi jetën
18/11 19:56
Top Channel/ Dëmshpërblimi pas aksidenteve, dëmet deri në 250.000 lekë paguhen për 14 ditë
18/11 19:54
Top Channel/ Vjedhja e postës, dosja në spak.Prokuroria e Durrësit dyshon tek ish-drejtoresha Budini
18/11 19:47
Top Channel/ Protesta në shi, një grup qytetarësh u mblodhën në bulevard
18/11 19:43
Top Channel/ Polemikat mes PS dhe PD, Braçe kritika edhe socialistëve
18/11 19:36
Top Channel/ Deputeti Çuçi flet për bursën e studentëve, do marrin “25 mijë lek në muaj”
18/11 19:31
Top Channel/ Spiropali e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS
18/11 19:22
Top Channel/ Kuvend/Tabaku: Për zgjedhje përshpejtohen tenderat, Demo: Rritje pagash për policinë
18/11 19:18
Top News- Vjedhja e pensioneve në Durrës/ Dosja i kalon SPAK-ut, pas skemës persona me imunitet
18/11 19:17
Top Channel/ Shëndetësia zgjidhet duke krijuar një sistem, Shehu: Nuk zgjidhet duke sjell një aparat
18/11 19:15
Top News – ‘Veliaj, dy javë pa operacion’/ Konfirmohet nevoja për ndërhyrje, Ndreca: Me shumë vonesë
18/11 18:37
Top News- Bie nga dritarja e taksisë në Mullet/ 24-vjeçarja përfundon në spital, ndalohet taksisti
18/11 18:36
Top News – Shkelje e barazisë në tendera/ Burg për ish-kryetarin dhe zyrtaren e Bashkisë Memaliaj
18/11 17:49
Top Channel/ Braçe nga Kuvendi kritika për ministrat: Nuk ua ka borxh askush paaftësinë
18/11 17:44
Top News – Suksesi i Urban Gen/ Një hapësirë për zërin, idetë dhe ëndrrat e të rinjve
18/11 16:39
Top News – Rekursi në Gjykatën e Lartë. Beqaj ofron 2 mln lekë për të dalë nga shtëpia
18/11 16:36
Top Channel/ Protesta e së mërkurës, një grup i vogël bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Durrësit
18/11 15:44
Top News- SPAK kërkon konfiskimin e 9 mln eurove. ‘Pasuri të krijuara nga trafiku i drogës në Itali’
18/11 15:36
Top Channel/ Konfirmohet rasti i parë me malarie. Shtetasi i huaj është izoluar në Shqipëri
18/11 15:24
Top News- Kreu tre vrasje në Shkodër/ Ekstradohet nga Nju Jorku Valentin Ftoni
18/11 15:16