Pasi mbajti fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka vijoi me skenarin e kaosit në seancë këtë herë duke djegur edhe rregulloren e parlamentit. “Nuk ka parlament këtu deri sa të vendoset kushtetutshmëria këtu”, ka thënë Paloka.