Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronavirus, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë. “Nuk mendoj se është punë e madhe. Megjithatë do ta bëja (një testim). Unë nuk më duket se ka ndonjë arsye, ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë,” u tha presidenti gazetarëve në selinë e Kongresit pas takimit me republikanët e Senatit lidhur me masat për frenimin e koronavirusit.