Shtetet e Bashkuara po refuzojnë, të paktën për momentin, që të dërgojnë në Ukrainë avionë luftarakë të tipit F-16. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta bindin Shtëpinë e Bardhë që të ndryshojë qëndrimin. Ushtarët ukrainas përdorën gjatë fundjavës raketat e tipit Grad të periudhës sovjetike në përpjekjet për të rimarrë territoret e pushtuara nga ushtria ruse në Kharkiv. Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshpëndeti raundin e ri të sanksioneve, të shpallur të shtunën nga Bashkimi Evropian kundër Moskës, ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare.