Top News/ Nuk ka ‘dramë’ mes Gjermanisë e Francës / Ministri francez: Kemi një qëllim të përbashkët
03/03/2024 14:05

Ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné nuk shikon përçarje mes Berlinit dhe Parisit pavarësisht dallimeve mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Scholz. Në një intervistë të tij për gazetën franceze, "Le Monde" theksohet se nuk ka ndarje mes Gjermanisë dhe Francës në lidhje me Ukrainën. "Nuk ka konflikt gjermano-francez, ne jemi dakord për 80% të temave", tha Séjourné për "Le Monde". Më tej Stéphane Séjourné ka theksuar, se ka biseduar me kolegen e tij gjermane, Annalena Baerbock dhe se të dy do takohen të martën në Paris. "Ekziston vullneti që të flasim me njëri-tjetrin." Gjermania dhe Franca kanë të "njëjtin qëllim, që të mbështesin Ukrainën", tha ministri i Jashtëm francez. "Nuk ka dramë" këtu. Pikë e dukshme mospajtimi mes Gjermanisë dhe Francës është në këtë kohë ndihma që i jepet Ukrainës të sulmuar nga Rusia. Në një konferencë ndërkombëtare për Ukrainën të hënën e kaluar, Macroni kishte tërhequr vëmendjen për vende që ishin të rezervuara për të furnizuar Ukrainën me armë të rënda, dhe me këtë i ishte referuar hezitimit gjerman për furnizimin me armë në fillim të luftës. Përtej kësaj, Macron tha se nuk duhet të përjashtohet as mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë. Kjo u prit me refuzim të plotë në Europë. Kancelari Scholz foli qartë kundër dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë. Ministri i Jashtëm francez, Séjourné i hodhi poshtë vlerësimet,se debati për prezencën ushtarake në Ukrainë ka motive zgjedhore. Në qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Europian. "Çështja është ekzistenciale. – tha ministri duke theksuar se "do të preferonte që të kishte një konsensus të gjerë."

Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
DIGITALB DIGITALB