Pashkët janë kremtimi i ringjalljes së Jezusit nga varri, në ditën e tretë pas kryqëzimit të tij. Me kalimin e kohës, u bë një festë me shumë tradita të lashta dhe simbolika që lidhen me të. Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurt, por emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre, që do të thotë pranverë dhe pjellori, ndërsa në mitologjinë nordike, quhet Ostara, që do të thotë “sezoni i lindjes së re”.