Top News – ‘Nuk do t’i nënshtrohemi Kinës’ / Presidentja tajvaneze pas deklaratës për ribashkim
10/10/2021 18:47

Presidentja tajvaneze Tsai Ing-ëen tha se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit të Kinës dhe do të vazhdojë mënyrën e tij demokratike të jetës, teksa tensionet mbi këtë ishull po vazhdojnë. “Sa më shumë që arrijmë, ne përballemi me presion më të madh nga Kina”, tha Tsai. Fjalimi i Tsai në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi presidenti i Kinës, Xi Jingping u zotua për “përmbushjen e ribashkimit”, bën të ditur BBC. Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh si provincë të shkëputur të saj. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin. Ditët e fundit, Kina ka dërguar numër rekord të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Disa analistë kanë thënë se këto fluturime mund të shihen si paralajmërim ndaj presidentes së Tajvanit. Tsai tha se Tajvani e ka “demokracinë linjë të parë të mbrojtjes”. Ky ishull, sipas saj, nuk mund të detyrohet që të shkojë në “rrugën që Kina ka vendosur për ne”, për të cilën ajo tha se nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet. Fluturimet e avionëve ushtarakë të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit seriozisht kanë ndikuar në sigurinë kombëtare dhe në sigurinë ajrore, tha Tsai, duke shtuar se situata “është më komplekse dhe më fluide sesa që ka qenë ndonjëherë në 72 vjetët e fundit”. Ajo ripërsëriti ofertën për bisedime me liderët kinezë në mënyrë të barabartë, një ofertë të cilën Pekini – që e cilëson Tsain si “separatiste” – e ka refuzuar deri më tani. Tsai u rizgjodh me shumicë votash vitin e kaluar dhe ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohet Pekinit. Të shtunën presidenti i Kinës, Xi Jingping tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit. “Detyra historike për të kompletuar ribashkimin duhet të përmbushet dhe definitivisht do të përmbushet”, tha Xi.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37