Top News – ‘Nuk arrin në fund të muajit’/ Boris Johnson i varfër, s’i mbetet asnjë lek në xhep
03/05/2021 13:13

Kryeministri britanik Boris Johnson, është shumë i varfër në mënyrë që të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeministrit. Këtë e thotë një këhsilltar i Doënin Street, që në formë anonime ka treguar për Synday Times, se Johnson është pa asnjë lek në xhep. Sipas llogarive të bëra nga e përjavshmja, kryeministri është goditur nga probleme financiare që e ekspozojnë përballë presioneve të cdo tipi. Dhe është pikërisht rreziku i shantazheve ndaj kryeministrit ai që shqetëson botën politike britanike. Lista e shpenzimeve që rëndojnë në bilancin personal të johnson, është e gjatë. Së pari është ristrukturimi i apartamentit privat në Doëning Street ku ai jeton me të fejuarën, Carrie Symonds e që ka kushtuar 58 mijë paundë, të paguara këto me kontributin e padeklaruar asnjëherë të disa financuesve të partisë konservatore. Për orenditë, të përzgjedhura nga vetë Symonds, në stil krejt të ndryshëm nga ai i Theresa May, shpenzimi ka qenë plot 200 mijë paundë. Por, ai që rëndon akoma më shumë është mbi të gjitha kapitulli i lidhur me jetën private të Johnson: divorci i kushtueshëm me ish bashkëhsorten, Marina, gjashtë fëmijët e njohur zyrtarisht që ai duhet ti mbështesë, dhe ka edhe nga ata që flasin nën zë se lista, jo zyrtare, është shumë më e gjatë. Për më tepër është edhe kredia prej një milionë e gjysmë eurosh për shtëpinë në jug të londrës në të cilën ai do të shkojë të jetojë bashkë me Carrin dhe një shtëpi fshati në Oxfordshire. Paga zyrtare për kryeministrin në britani është 157 mijë paundë në vit që pas pagesës së taksave zbret në 95 mijë, ose rreth 110 mijë euro, të cilave i zbriten po ashtu edhe 10 mijë euro taksa për apartamentin në doëning street, kostoja e ushqimit etj. E kjo shifër ëhstë shumë larg gjysmë milionit në vit që përllogaritet se ai merrte para se të ngjitej në krye të qeverisë pasi vetëm si opinionist i Telegraph ai fitonte mbi 300 mijë euro cdo vit.

Top News- Gjiri i Klanit tërbon Trump, reprezalje kundër trafikantëve…i shpall grup terrorist
16/12 23:00
Top Channel/ Rusia nuk fal as për Krishtlindje, refuzon marrëveshjen
16/12 22:57
Top News- Shqiptari në pranga për herë të dytë, shiste drogë dhe me arrest shtëpie
16/12 22:55
Top News- Detaje tronditëse për vrasjen e regjisorit të Hollywood dhe gruas
16/12 22:46
Top News- Kush është gruaja më e fuqishme në Shtëpinë e Bardhë? Njeriu që bën zap Trumpin
16/12 22:45
Top News- Putin “jep lajmin e madh”, ja kur do tërhiqet nga lufta në Ukrainë
16/12 22:44
Top News- BE humb autoritetin, qeveria e re çeke hedh poshtë Brukselin…ndan rrugët
16/12 22:28
Top News- Paqe, me gjak e kosto për Ukrainën/ Zelensky nuk lëshon Donbasin-Mbrojmë territoret
16/12 19:04
Top News- Anija greke e kokainës/ U nis nga Amerika Latine, kapet nga francezët në oqean
16/12 18:52
Top News – SHBA, luftë me kartelet e drogës / Ushtria godet tre anije, vriten tetë narkoterroristë
16/12 17:42
Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
DIGITALB DIGITALB