Nju Jorku nisi fazën e dytë të hapjes e cila do të lejojë që pas pas më shumë se tre muajsh, për të parën herë, banorët e tij do të mund të shkojnë nëpër dyqane, restorante e parukeri. Ky qytet është praktikisht rajoni I fundit në shtetin e Nju Jorkut që e bën një gjë të tillë. Njerëzit e kremtuan lirinë e rifituar duke mbushur dyqanet dhe kafenetë që ofrojnë shërbime jashtë lokaleve.