Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se një sistem i dytë mbrojtjeje ajrore, Patriot, do të instalohet dhe do të jetë në funksion në Ukrainë, brenda vitit 2023. Ky system i ishte premtuar Kievit zyrtar prej muajsh dhe duket se tashmë janë tejkaluar të gjitha burokracitë për dërgimin e tij. Ukraina mori dy sisteme Patriot nga SHBA dhe Gjermania në pranverë. Në vjeshtë, Scholz u zotua të dërgojë një Patriot shtesë ndërsa aleatët nxitojnë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të përballuar ofensivën ajrore ruse, gjatë dimrit.