Eshtë mjaft e vështirë të besosh se një shef policie në një vend evropian mund të bashkëpunojë me një mafioz shqiptar. Por kështu ka ndodhur në Itali, ku një shef policie u arrestua të martën pasi tentoi të implikonte komandaten e tij, duke i vendosur asaj kokainë në makinë. Dhe e gjithë kjo, për shkak se komandatja, nuk kishte aprovuar qëndrimin e tij në detyrë.