Kuvendi i 18 dhjetorit dhe në të njëjtën ditë edhe referendumi ndau përfundimisht liderin historik Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Një ngjarje politike e konsideruar si një anti-kuvend nga Sali Berisha, votoi një rezolutë sipas të cilës pastrohet partia demokratike nga ‘non gratat’, por një nen ky që vjen si pretekst për përjashtimin e liderit historik dhe mosnjohjen e asnjë vendimi të Kuvendit të thirrur nga delegatët më 11 dhjetor. Nga ana tjetër një referendum me pjesëmarrjen e gjerë të demokratëve ku 43385 votues thanë fjalën e tyre kundër kryedemokratit, duke ratifikuar kështu edhe vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, për shkarkimin e tij.