Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan alokimin e një fondi prej një miliard eurosh për blerjen e municioneve për Ukrainën. Vendimi u mor këtë të mërkurë në Bruksel, gjatë një takimi të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), teksa njoftimin e dha Suedia, që ka edhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian këtë vit.