Një grua 95 vjecare që kishte punuar për komandantin e një kampi përqendrimi nazist është akuzuar në gjermaninë veriore se ka ndihmuar dhe mbështetur vrasjet masive. Gruaja, që në media është identifikuar si Irmard F dhe që jeton në një shtëpi kujdesi afër Hamburgut, është akuzuar në lidhje me më shumë se 10 mijë raste. Ajo ishte sekretarja e komandantit të trupave SS të Stutthofit, një kamp mizor afër gdanskut të sotëm, ku rreth 65 mijë të burgosur humbën jetën gjatë luftës së dytë botërore. Nuk është e qartë sidoqoftë nëse ajo do të përballet me gjyqin apo jo pasi roli që ajo ka luajtur po shqyrtohet ende.