Një arbitër anglez do të gjykojë finalen e madhe të Final Four ku do të dorëzohet trofeu i kampionit të këtij sezoni në Kategorinë Superioere. Bëhet fjalë për Anthony Taylor, për të cilin Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se tashmë është arritur edhe marrëveshja. Finalja për titullin kampion do të luhet në 26 maj, ndërkohë që në ditët e ardhshme do të mësohen edhe emrat e asistentëve të Taylor për këtë sfidë