Britania e Madhe ka vendosur të dhurojë mijëra telefonëve celularë të burgosurve për të folur me familjet, nismë nga e cila do të përfitojnë edhe 1500 shtetas shqiptarë që ndodhen në qelitë e burgjeve angleze. Me lejimin e celularëve në burgje bisedat do të monitorohen dhe regjistrohen përmes një përzgjedhje rastësore. Mediat britanike shkrujanë se bëhet fjalë për telefona celularë të sigurt të cilët mund të telefonojnë vetëm numra të aprovuar më parë. Edha ata të dënuar për terrorizëm do të jenë përfitues celularës, por bisedat e tyre automatikisht do të regjistrohen. Pagesa e impulsive telefonike të përdorura do të blihen nga të burgosurit me paratë që përfitojnë nga puna në burgje.