Top News – Nisen në Rusi trupat e 4 turistëve / Tjetër ekspertizë mjeko-ligjore do të bëhet atje
22/10/2021 14:10

Një javë pas ngjarjes tragjike dhe misterioze e vdekjes së katër turistëve rusë në një hotel në Qeret, djali i çiftit Burenkova ka tërhequr këtë të premte trupat nga morgu i Tiranës. Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë disa ditë më parë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Natalia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. Ambasada shkruan se në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt. “Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse. Vdekja e 4 turistëve rusë në një hotel në zonën e Qerretit në kavajë është e mbuluar ende nga misteri. Trupat e tyre u gjetën të pajetë në zonën e SPA së hotelit nga punonjësja e shërbimit. Fillimisht u dyshua se mund të ishin asfiksuar nga qëndrimi gjatë në sauna, por më pas kjo pistë u rrëzua. Edhe pista tjetër se mund të kenë vdekur nga prania e lartë klorit në pishinë, nuk është mbështetur nga ekspertët. Pritet rezulatati përfundimtar I ekspertizës mjeko-ligjore që të zbardhë shkaqet e vertëta të ksaj ngjarjeje të rëndë me 4 viktima. Prokuroria e kavajës e ka regjistruar ngjarjen si vrasje pa autor.

Top Channel/ DASH: Kujdes informalitetin. Publikohet raporti për klimën e biznesit në Shqipëri
27/09 23:11
Top Channel/ Misteri i vdekjes së Edoardo Sarchi. Lirohen nga policia ortaku e djemtë e tij
27/09 23:11
Top Channel/ Kapet shqiptari me 1 ton drogë. Greqi, arrestohet Fatjon Prendi
27/09 22:03
Top Channel/ Shullazi dha urdhrin, si u dhunua e kërcënua bashkëshorti i gjyqtares: Me tët shoqe…
27/09 22:01
Top News- Bardhi akuzon Ballukun/ ‘Shëtit me Ogertën në Tiranë, shqiptarët largohen’
27/09 21:55
Top Channel/ Plazh në fundshtatori. Në Durrës janë të shumtë turistët e huaj që zgjedhin vjeshtën
27/09 21:25
Top News- Kërcënoi me jetë bashkëshortin e gjyqtares/ Ekstradohet ‘ushtari’ i Emiljano Shullazit
27/09 20:35
Top News – Joana Qeleshi kryetare e Dhomës së Avokatisë/ Pason në këtë detyrë SAJMIR VISHAJN
27/09 20:34
Top News- Përcillet në banesën e fundit vëllai i Gjestit/ Ndërroi jetë pas një aksidenti me motor
27/09 18:49
Top News- Sherr mes dy kunetërve në Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 56-vjeçari, arrestohet autori
27/09 18:33
Top News – Hashash në malësinë e Himarës, shpallen në kërkim dy ‘jabanxhinjtë’
27/09 16:49
Top Channel/ “Për Shqiptarët”, emocione të forta dhe lot gëzimi për historitë dhe solidaritetin
27/09 15:41
Top Channel/ “Balkan Jazz Showcase”, festivali që mblodhi bashkë në Tiranë grupe nga vendet e tjera
27/09 15:36
Top Channel/ Festivali i Lahutës/ Edicioni i dytë mbarëkombëtar është mbajtur në Malësinë e Madhe
27/09 15:33
Top Channel/ Avokatët, kritika për kodin penal. Drejtuesja e avokatëve penalistë: Është…
27/09 15:31
Top Channel/ Gjyqi për vrasjen e Klevis Lleshit, SPAK ka në dorë të akuzuarit kryesor për vrasjen
27/09 15:30
Top Channel/ Eliminohet italiani në Tepelenë, shoqërohen e merren në pyetje personat që e shoqëronin
27/09 15:14
Top Channel/ Eliminimi në Durrës/ Autori i penduar tregon ngjarjen. Gjykata e lë në burg
27/09 15:08
Top News – ‘Është nipi i Ruçit e miku i Tërmet Peçit’. Berisha ‘zbulon’ ekzekutorin e italianit
27/09 14:36
Top News – Rastësia e negociatave për Tiranën. PD diskuton kandidatin në një godinë me Ballukun
27/09 14:35