Top News/ Nis hakmarrja e Rusisë mbi Ukrainën / Raketa mbi një supermarket, të paktën 10 viktima
09/08/2024 16:40

Së paku 10 persona janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermarket në Kostiantinivka, një qytet në rajonin lindor Donjeck të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, njoftoi në Telegram për numrin e rritur të viktimave. “Terroristët rusë goditën një supermarket të zakonshëm dhe një zyrë postare. Ka njerëz nën gërmadha. Operacioni për shpëtim ka filluar dhe do të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar ata”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rrjetin social X. Më herët, Zelensky kishte thënë: “për momentin kishte raporte për katër persona të vrarë dhe të paktën 24 të plagosur. Rusia do të mbahet përgjegjëse për këtë terror dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që bota të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën për t’u mbrojtur dhe për t’i shpëtuar njerëzit tanë”. Vadym Filashkin, shef i administratës ushtarake rajonale, shkroi në Telegram se në këtë sulm u përdor një raketë Kh-38. “Ky është një tjetër sulm që në shënjestër kishte një vend ku mblidhen njerëzit. Një akt tjetër i terrorit nga rusët”, shkroi Filashkin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin tym të zi duke dalë nga objekti i supermarketit. Shërbimet emergjente janë duke vazhduar operacionet e shpëtimit, tha Filashkin. Forcat ruse kanë nën kontroll pjesë të mëdha të rajonit të Donjeckut. Pjesët që janë nën kontrollin e Ukrainës përballen shpesh me raketa dhe sulme ajrore. Ky rajon është një prej zonave ku zhvillohet luftimet më të ashpra. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas raportuan se gjashtë persona kanë humbur jetën nga sulmet ruse në katër rajone të tjera.

Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20
Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07 12:19
Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07 12:18
Top News – 900 tërmete në vetëm dy javë / Banorët nuk flenë dot gjumë, frikë në ishujt japonezë
03/07 12:17
Top News – Bomba mbi civilët në Gaza / Izraeli sulmon qendrat e strehimit, dhjetëra viktima
03/07 12:01
Top News – Rusët ‘pushtojnë’ Korenë e Veriut / Kim Jong un hap resortin e madh turistik
03/07 12:00
Top News – Gjermania ‘pakt’ me talebanët / Do dëbojë emigrantët afganë, kontakte edhe me Sirinë
03/07 11:57
Top News – Hynë në bazën ushtarake britanike / Dëmtuan dy avionë, arrestohen katër aktivistë
03/07 11:52
Top Channel/ “Hamas nuk do të ketë më”, Netanyahu: “Kjo gjë ka marrë fund, nuk kthehemi mbrapsht”!
03/07 11:52
Top Channel/ “Blindohet” BE-ja: Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë!
03/07 11:32
Top Channel/ Irani “do sherr”: Presidenti firmos ndalimin e bashkëpunimit me IAEA-në!
03/07 10:51
Top News- ‘Toka jonë po shkatërrohet’/ Papa Leo XIV paralajmëron për krizën klimatike
03/07 09:52
Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34