Top News – Nga se ka frikë Putin! Ikën fshehurazi nga Moska
09/12/2020 12:20

Një raport në mediat ruse pretendon se Kremlini ka ndërtuar një zyrë për presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi, e cila është identike me zyrën e tij jashtë Moksës, dhe se Putin shpesh dhe fshehurazi ka punuar nga kjo zyrë e dytë këto muajt e fundit. Për këtë raport nuk ka ende një konfirmim të pavarur të raportit ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për këtë çështje. Një publikim rus në internet, Daily Storm, citoi Peskovin të ketë thënë se raporti i Proyekt Medias është “marrëzi” dhe se Putin “punon në Moskë”. Nëse është i vërtetë, raporti do të shtonte prova të reja për masat që ka ndërmarrë Kremlini për të izoluar Putinin nga pandemia e koronavirusit. Në raportin e saj, Proyekt Media citoi dy burime të paidentifikuara të thonë se kanë njohuri për orarin e kreut të shtetit”. Publikimi po ashtu analizoi të dhënat e fluturimeve të avionit presidencial që përdor Putini për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit. Ashtu si shumë vende të tjera, Rusia ka ndërmarrë masa izolimi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen dhe duke kërkuar nga shumë qytetarë që të punojnë në distancë. Putin ka mbajtur kryesisht video-konferenca me guvernatorët dhe ministrat e kabinetit, dhe fjalime televizive virtuale. Masat e tjera që ka shpikur Kremlini për të zvogëluar rrezikun e infektimit të Putinit me koronavirus përfshijnë dhe instalimin e tuneleve dezinfektuese në Kremlin dhe në Novo-Ogarjovo, ku qwndron presidenti.

Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20
Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07 12:19
Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07 12:18
Top News – 900 tërmete në vetëm dy javë / Banorët nuk flenë dot gjumë, frikë në ishujt japonezë
03/07 12:17
Top News – Bomba mbi civilët në Gaza / Izraeli sulmon qendrat e strehimit, dhjetëra viktima
03/07 12:01
Top News – Rusët ‘pushtojnë’ Korenë e Veriut / Kim Jong un hap resortin e madh turistik
03/07 12:00
Top News – Gjermania ‘pakt’ me talebanët / Do dëbojë emigrantët afganë, kontakte edhe me Sirinë
03/07 11:57
Top News – Hynë në bazën ushtarake britanike / Dëmtuan dy avionë, arrestohen katër aktivistë
03/07 11:52
Top Channel/ “Hamas nuk do të ketë më”, Netanyahu: “Kjo gjë ka marrë fund, nuk kthehemi mbrapsht”!
03/07 11:52
Top Channel/ “Blindohet” BE-ja: Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë!
03/07 11:32
Top Channel/ Irani “do sherr”: Presidenti firmos ndalimin e bashkëpunimit me IAEA-në!
03/07 10:51
Top News- ‘Toka jonë po shkatërrohet’/ Papa Leo XIV paralajmëron për krizën klimatike
03/07 09:52
Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34