Tajvani është në vijën e parë të frontit në luftën për demokraci ndërsa kërcënimi që vjen nga kina rritet cdo ditë – tha presidentja Tsai Ing Uen ndërsa presidenti amerikan kritikoi veprimet e patolerueshme të kinës në ngushticën e Tajvanit. Në një intervistë për CNN presidentja tajvaneze tha se ajo mbetej e hapur për dialog me liderin kinez Xi Jinping, por në mesin e rrezikut në rritje për veprime ushtarake ajo besonte se SHBA do ta mbronte ishullin.