Top News – Nervozizëm në vendet evropiane/ Pas vonesave në shpërndarjen e vaksinës së Pfizer
19/01/2021 19:50

Vonesat në shpërndarjen e vaksinës nga kompania Pfizer, po shkaktojnë shqetësim në vende të ndryshme të botës e vecanërisht në itali, ku shefi i agjencisë të ilaceve, Nicola Magrini, tha se situata është kritike. Njoftimi për vonesat, tha ai është komunikuar në castet e fundit. Italia ka si objektiv vaksinimin e të gjithë personave mbi 80 vjec dhe punonjësve të shëndetësisë deri në mars. Ajo po vijon me dhënien e dozës së dytë të vaksinës, por shumë rajone kanë thënë se kanë ndaluar vaksinimet e reja pas njoftimit të Pfizer për shtyrjen. Liderët evropianë shprehën zemërim pas njoftimit fillestar se sasitë që do ti shkojnë atyre do të jenë më të vogla ndërkohë që Pfizer u përpoq ti siguronte se vonesa do të ishte për vetëm një javë kjo pasi kompania po përpiqet të dyfishojë prodhimin dhe për pasojë ka reduktuar përkohësisht aktivitetin në fabrikën e tij në belgjikë, për të bërë përmirësimet e nevojshme. BE ndërkohë ka prezantuar një plan për vaksinimin e 70 për qind të popullatës së rritur deri në qershor por kjo kërkon përshpejtim të procesit. E ndërsa blloku e ka nisur procesin e vaksinimit tre javë më parë, ballkani perëndimor është ende pas, ndërkohë që komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi së fundmi se BE ka vënë në lëvizje mekanizmin për sigurimin e vaksinës anti-covid edhe për këtë rajon. “Për të siguruar front të bashkuar për mposhtjen e COVID dhe aksesin e hershëm në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe fqinjët. Do të shqyrtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët“, shkruan ai në tëitter.

Top News- Zelensky shkon në Paris dhe takon Macron, udhëheqësit evropian plan kundër Putin
04/09 15:15
Top News- “Putin një përbindësh”, Zelensky trembet nga aleanca Rusi-Kinë-Kore e Veriut
04/09 15:15
Top Channel/ Miqtë e Putinit, CNN: “Show” në Kinë, mesazh për SHBA-në dhe Europën!
04/09 15:11
Top News- Trump mesazh të prerë Kinës, ushtria amerikane zbarkon në Indonezi dhe tregon muskujt
04/09 15:03
Top Channel/ Florida do heqë vaksinimin e detyruar? Reuters: Vendimi le të jetë personal!
04/09 14:57
Top Channel/ Google nuk ka punuar mirë! Në Europë, probleme në shërbimet kryesore të kompanisë
04/09 12:21
Top News- Putinin e zë koka, nuk di nga t’ja mbajë, sanksionet ‘i bëjnë gropën’ ekonomisë ruse
04/09 12:13
Top Channel/ Zelensky mbërrin në Francë: Presion Rusisë me “Koalicionin e të Gatshmëve”!
04/09 11:57
Top Channel/ Gjermania kthen emigrantët: 2025-sa “rekord” dëbimesh, mbi 1000 kthime në Shqipëri!
04/09 11:53
Top Channel/ Tragjedia e tramvajit në Lisbonë, dëshmitarët: “Ra si kuti kartoni, nuk kishte frena”!
04/09 11:52
Top News- Google jashtë funksionit/ Probleme me aksesin në një pjesë të Evropës
04/09 11:29
Top Channel/ Tarifat, Trump nuk dorëzohet: I drejtohet Gjykatës Supreme- Rrëzoni Apelin!
04/09 11:13
Top Channel/ Kim Jong Un me Putin, mbështet hapur ushtrinë ruse: Është detyrim vëllazëror!
04/09 11:12
Top News – Putin e Kim diksutojnë plani ‘djallëzor’ ndaj Ukrainës, ushtarë të tjerë në front
04/09 10:22
Top News- Trump gati të flasë prapë me Putin, telefonon Zelenskyn për të tjera bisedime
04/09 09:40
Top News- Spitalet franceze përgatiten për luftë brenda gjashtë muajve, zbardhet udhëzimi
04/09 09:39
Top News- Aksident tragjik, tramvaji me turistë del nga binarët, 15 viktima nga përplasja
04/09 09:37
Top News- Telashe të tjera për Trump, republikani s’pranon vendimin e Apelit
04/09 09:37
Top Channel/ Tragjedi në Portugali/ Tramvaji del nga shinat, 15 viktima dhe mbi 20 të plagosur
04/09 01:58
Top Channel/ Putin dhe Xi duan pavdekësinë: “Me transplante dhe shkencë jeton deri në 150 vjeç”
04/09 01:56