Top News – Në orët e fundit në detyrë/ Pompeo: Kina po bën gjenocid mbi ujgurët
19/01/2021 22:04

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo tha se politikat e Kinës ndaj myslimanëve dhe pakicave etnike në provincën Ksinjiangut përbëjnë një "gjenocid"."Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar ujgurët", tha Pompeo në një deklaratë. Përcaktimi si gjenocid pason një debat të brendshëm intensiv, pasi Kongresi miratoi legjislacionin më 27 dhjetor, përmes të cilit kërkoi që administrata amerikane të përcaktojë brenda 90 ditësh nëse puna e detyruar ose krime të tjera të pretenduara kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane janë krime kundër njerëzimit ose një gjenocid. Vendimi i SHBA-së nuk përcakton automatikisht ndonjë masë, por kjo do të thotë që vendet do të duhet të mendojnë shumë nëse do të lejojnë kompanitë të bëjnë biznes me Ksinjiangun, një nga furnizuesit kryesorë global të pambukut. Pesë ditë më parë, administrata amerikane njoftoi se do të ndalonte importet e pambukut dhe domateve nga Ksinjiangu. Kina ka burgosur më shumë se 1 milionë njerëz, përfshirë ujgurët dhe grupe të tjera kryesisht myslimane, në një rrjet të gjerë kampesh përqendrimi, sipas zyrtarëve amerikanë dhe grupeve të të drejtave të njeriut. Njerëzit i janë nënshtruar torturave, sterilizimit dhe indoktrinimit politik si dhe punës së detyruar si pjesë e një fushate asimilimi në një rajon, banorët e të cilit janë etnikisht të ndryshëm nga shumica kineze. Kina ka mohuar raportimet, duke pretenduar se kampet e ndalimit janë për qëllim të edukimit dhe luftimit të “ekstremizmit”.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47