Ardita Hersi Muça do të mbushte 29 vjeç sot, po familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën dhe e kanë përcjellë për në banesën e fundit në Shkallnur të Durrësit. Familjarët e saj kërkojnë drejtësi, ndërsa dyshojnë se mjekja gjinekologe që e ka ndjekur gjatë shtatzanisë dhe me të cilën ka kryer lindjen nuk bërë si duhet detyrën e saj. Ata e akuzojnë atë për neglizhencë dhe pakujdesi.