Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar rritje, duke shkuar në 215 lekë për litër. Sipas vëzhgimeve të fundit në pikat e shitjes, çmimi i naftës është rritur nga 199 lekë në 215 lekë për litër, duke u rikthyer në nivele më të larta pas uljes së regjistruar më herët. Lëvizja e çmimeve në tregun shqiptar vjen në një periudhë kur edhe tregjet ndërkombëtare të naftës kanë shfaqur luhatje të forta.