Top News- Ndryshon buxheti 2026/ Malaj: Shtesë për pensionet, pagat, mbrojtjen
30/06/2026 21:39

Nëpërmjet një akti normativ të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të martë u vendos ndryshimi i buxheti i vitit 2026. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se ndryshimet në buxhet janë si rrjedhojë e ecurisë pozitive të ekonomisë gjatë periudhës janar–maj. Sipas Malajt shtesa do të kalojë për pensionet, pagat dhe mbrojtjen. “Më konkretisht, përmes këtij akti mundësohet indeksimi i pensioneve me 2.7%, duke nisur nga data 1 korrik 2026. Fondi shtesë për këtë masë është 872 milionë lekë. Ndërkohë, nga viti i ardhshëm indeksimi i pensioneve do të kryhet në muajin prill. Po ashtu, përmes Aktit Normativ do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një financim shtesë prej 750 milionë lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10,720 fëmijë, ndërsa ajo do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2026. Akti parashikon gjithashtu mbështetje edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. Shteti do të mbulojë pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për ta, me një efekt financiar prej 2 miliardë lekësh.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30