Shtrenjtohet nafta dhe benzina në pikat e karburanteve në vend ndërsa gazi mbetet në nivel konstant. Anëtarët e Bordit të Transparencës caktuan nivelin e ri të çmimeve, duke marrë për referencë luhatjet në bursën Platss. Me këtë vendim, çmimi i naftës u rrit me shtatë lekë për liter dhe benzina me katër lekë për litër. Sipas njoftimit të bordit të transparencës, duke filluar nga kjo e shtunë, nafta do të tregtohet me 197 lekë për litër, duke ndjekur një trend rritës krahasuar me çmimin 190 lekë për litër që u vendos në vendimin paraprak të bordit.