Kombëtarja shqiptare pësoi ndryshime në pankinë. Trajneri Sylvinho u largua nga stoli kuqezi për t’u zëvendësua nga Rolando Maran i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028 për të bërë më pas edhe prezantimin e tij në një konferencë shtypi në praninë e presidentit të FSHF Armand Duka dhe tashmë ish trajnerit kuqezi, Sylvinho Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar në fjalën hapëse të tij, pasi falënderoi Sylvinhon dhe stafin e tij, foli për mbylljen e një cikli për të nisur një të ri