Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim panë nga afër zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit. Në fjalën e saj Balluku u shpreh se Shqipëria po mundohet të rrisë kapacitetin duke e kthyer vendin në një fuqi eksportuese të energjisë elektrike.