Top Channel/ Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!
14/07/2025 15:46

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur ta ulë në 13 vjet burg Pjetër Shalës, pasi është shpallur më herët fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999. Paneli rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës - përfshirë shkeljet e të drejtave të tij gjatë procedimit të materialeve të dëshmitarëve dhe pretendimet se gjykimi filloi para se mbrojtja të ishte gati për këtë. Por megjithatë, sic thekson REL, ai ka gjetur parregullsi edhe në aktgjykimin e Themelores. Në fund, paneli caktoi "dënimin unik me 13 vjet burgim që hyn në fuqi menjëherë”. Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje në Fabrikën e Metalit në Kukës - pjesa veriore e Shqipërisë. Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet. Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor. Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10