Pjesa e mbetur e bllokut të apartamenteve që u shemb afër Miamit është rrafshuar tani për shkaqe sigurie ndërsa një stuhi tropikale po i afrohet Floridas. Mbrëmjen e të dielës ngarkesa me eksploziv u përdorën për të shembur edhe pjesën e fundit të kullave, që ishin evakuuar tërësisht më parë. më 24 qershor, blloku i apartamenteve u shemv papritur. 24 persona raportohet se kanë vdekur ndërkohë që 121 të tjerë mungojnë ende në apel.