Samu Castillejo duket se po përjetonte një të diel të këndshme. Futbollisti debutoi në Mestalla me Valencian duke bërë një paraqitje shumë të mirë në fushën e lojës. por ndërsa ai po argëtohej në fushën e lojës, në banesën e tij ndodhi dicka që ia hidhëroi mbrëmjen. Disa grabitës hynë në banesën e tij duke i vjedhur materiale personale dhe sentimentale. Për fat të mirë në atë moment nuk ndodhej asnjë në shtëpi pasi e gjithë familja ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen.