37-vjeçari Aldo Baho, I njohur edhe me emrin Aleksander, I shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Itali, në kuadër të operacionit ‘The Ëanted’. 37-vjeçari I lindur në Elbasan, dyshohej si pjesëtar i një grupi kriminal dhe për ndërmjetësim në një vrasje të mbetur në tentativë. Aldo Baho u arrestua në Asti të Italisë, falë bashkëpunimit të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe homologëve italianë.