Kryeministrat dhe presidentët e shteteve anëtare të NATO-s, mes të cilëve edhe kreu i qeverisë, Edi Rama do të udhëtojnë, këtë të enjte, drejt selisë së aleancës ushtarake në Bruksel, ku do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, me rend dite situatën në Ukrainë dhe rrugët e zgjidhjes së saj.