Pas hyrjes se Finlandës në NATO dhe zgjeimit të kufirit midis dy vendeve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se aleanca ushtarake perëndimore është projektuar si një instrument konfrontimi dhe jo paqeje. Peskov u shpreh se NATO është një makineri lufte dhe tanimë po i drejtohet kufijve të Rusisë. “NATO nuk është një instrument paqeje; është një instrument konfrontimi. NATO u krijua në këtë mënyrë, si një instrument konfrontimi. Ajo është një makinë lufte. Dhe i është afruar kufijve tanë gjatë gjithë kohës”, dekalroi Peskov.