Top News – NATO dëbon 8 diplomatë rus / ’Punonin fshehtazi si agjentë zbulimi’
07/10/2021 11:37

NATO-ja tha të mërkurën se dëboi tetë anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake nën dyshimet se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit. “Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s. NATO-ja tha gjithashtu se do të shkurtojë numrin e vendeve që organizata i akrediton Rusisë. Aleanca nuk ka dhënë shpjegime lidhur me vendimin që futet në fuqi në fund të tetorit. Zyrtari që kërkoi të mbetej anonim tha se, “Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente. Kemi forcuar masat përmbajtëse dhe mbrojtjen në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë”. Ligjvënësi rus Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje, njofton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. NATO-ja dhe Rusia gjithashtu nuk pajtohen për çështje të tilla si zhvillimi i raketave bërthamore ruse dhe shkelja e hapësirës ajrore të NATO-s.

Top Channel/ Trump “fton” Putin në SHBA/ Presidenti amerikan: Mund të shohë botërorin
22/08 23:08
Top Channel/ Gaza në krizë urie/ Autoriteti për krizat ushqimore ngre alarmin
22/08 23:07
Top News- Autobusi me 52 vetë bie në humnerë/ Tragjedi rrugore pranë Ujëvarës Niagara
22/08 22:33
Top News- Kanadaja “frikësohet” nga Trump, hapa pas…gati të heq tarifat hakmarrëse
22/08 22:32
Top Channel/ Gjermani, birra në krizë/ Rënia më e madhe e shitjeve në 30 vite
22/08 22:21
Top Channel/Hedhja në erë e “Nord Stream”, kush është ish-spiuni që drejtoi zhytësit në gazsjellës
22/08 21:56
Top Channel/Dokumenti/Pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO
22/08 21:49
Top News- Zelensky e Putin si vaji me uthullën…“Rusia nuk do paqe”, akuzon Ukraina
22/08 21:20
Top News- FBI bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, aksioni pas akuzave të presidentit
22/08 20:45
Top News- “Fëmija im nuk di çfarë shije kanë frutat”, zi buke në Gaza…mjerim e skëterrë
22/08 19:50
Top Channel/Marrëveshja Ukrainë-Rusi, kryediplomatja e BE:Kurth i Putinit, do marrë e s’do japë gjë!
22/08 19:30
Top Channel/ “Putin-Zelensky si vaji me uthull”. Trump: Nuk dua të jem në takimin e tyre
22/08 19:12
Top Channel/ SHBA rishikon 55 milion viza. Do të monitorohen edhe rrjetet sociale
22/08 19:08
Top Channel/ E bujshme! Zbulohet baza ushtarake sekrete, kërcënim për Azinë Lindore dhe SHBA-në
22/08 16:42
Top News – Kartelet nisin luftën me shtetin / Dron mbi helikopterin e policisë, të paktën 18 viktima
22/08 15:07
Top News – Tajvani përgatitet për pushtimin kinez /‘Në stilin e NATO-s’, rrit shpenzimet e mbrojtjes
22/08 15:05
Top News – Trump, shpërndarësh picash / Takon trupat e Gardës Kombëtare në Washington DC
22/08 15:02
Top News – Putin, avion spiun pranë SHBA-së / Ngrihen F-16 për ta kapur, Norad në alarm
22/08 14:58
Top News – Nxehtësi ekstreme në vendin e punës / OBSH paralajmëron për rreziqet: Mbrojtje më e mirë
22/08 14:15
Top News – Shpallet uria në Gaza e rreth saj / Zia e bukës mbërthen territorin, krim lufte
22/08 14:02