Gjithnjë e më shumë bizneset po përdorin teknologjinë dhe proceset e automatizuara. Profesionet që preken më shumë nga ky fenomen janë mjekësia, teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit e deri te bujqësia. Në një artikull revista Monitor shkruan se shkak për këtë është bërë mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e kostos së punës. Kjo e fundit është një problem serioz për një ekonomi si ajo e vendit tonë, që historikisht ka pasur produktivitet të ulët të punës.